Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Ticketmaster ka konfirmuar anulimin dhe rimbursimin e disa biletave prej 20 paundësh për koncertin e Harry Styles në Manchester, pasi kërkesa tejkaloi kapacitetin.
Ylli 32-vjeçar do të performojë më 6 mars në Co-op Live për të prezantuar albumin e ri Kiss All The Time. Disco, Occasionally., duke nxitur interes të jashtëzakonshëm.
Ticketmaster paralajmëroi se biletat e blera nga faqe të paautorizuara do të anulohen, ndërsa kufiri është dy bileta për person. Kompania tha se të gjitha rastet e prekura janë rimbursuar dhe një pjesë e biletave do t’u ofrohen me email fansave që mbetën pa to.