Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Qytetarët e Kosovës po përballen me një tjetër valë shtrenjtimi, kësaj radhe në çmimin e mishit.
Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave e Kosovës, çmimi që mishtoret paguajnë nga fermerët është rritur për 4.5% gjatë vitit të kaluar, duke u reflektuar drejtpërdrejt në çmimet për konsumatorët.
Në një periudhë më të gjerë kohore, nga viti 2020 deri në vitin 2025, çmimet e produkteve blegtorale kanë shënuar rritje totale prej 53%.
Këto shifra kanë shtuar shqetësimet për rritjen e vazhdueshme të kostos së jetesës dhe ndikimin e saj në buxhetet familjare.