Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Gjatë vitit 2025 është shënuar rritje e konsiderueshme e aktivitetit policor në pikat e kalimit kufitar të Kosovës. Sipas të dhënave zyrtare, numri i rasteve të trajtuara është rritur për 38% krahasuar me vitin 2024, ndërsa kundërvajtjet kanë shënuar rritje prej 86%, duke reflektuar kontrolle më intensive dhe masa të shtuara të sigurisë.
Në kuadër të veprave penale që lidhen me sigurinë kufitare dhe krimet ndërkufitare, gjatë këtij viti janë arrestuar 633 persona.
Rasti më i fundit përfshin arrestimin e katër shtetasve të huaj në Drenas, të dyshuar për kalim ilegal të kufirit.
Njohësit e çështjeve të sigurisë vlerësojnë se, në një kontekst të ndjeshëm gjeopolitik, rreziqet nga aktivitetet e dyshimta, përfshirë krimin e organizuar dhe spiunazhin, mbeten prezente. Ata theksojnë nevojën për vigjilencë të shtuar dhe bashkëpunim të vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtarë për ruajtjen e sigurisë në kufi.