Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Lana Del Rey publikon këngën e re më 17 shkurt 2026

Muzikë  |  09.02.2026 Ora 10:15   

Lana Del Rey do të publikojë këngën e saj të re “White Feather–Hawk Tail Deer Hunter” më 17 shkurt 2026. Këngëtarja 40-vjeçare e bëri të ditur lajmin përmes Instagramit, duke konfirmuar se singli është pjesë e albumit të saj të 10-të në studio, i cili raportohet se do të titullohet “Stove”.

Në një Instagram Story, Lana e përshkroi këngën si të preferuarën e saj dhe tha se është projekti që kishte pritur prej kohësh. Ajo shtoi se është shumë e kënaqur me rezultatin final, i realizuar në bashkëpunim me producentët Drew Erickson dhe Jack Antonoff.
Kënga është bashkëshkruar nga Lana së bashku me bashkëshortin e saj Jeremy Dufrene, kunatin dhe motrën e saj Caroline “Chuck” Grant. Artistja zbuloi gjithashtu se videoklipi është realizuar në mënyrë të pavarur, megjithëse ka kërkuar shumë kohë në montazh.

Duke folur për albumin me frymë country, Lana tha se më shumë detaje do të bëhen publike “së shpejti”. Albumi ishte planifikuar fillimisht për maj 2025, por u shty për fillim të vitit 2026, pasi këngëtarja vendosi t’i shtojë edhe gjashtë këngë të reja, më personale dhe autobiografike.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing