Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Pharrell Williams është përballur me një padinë e re nga ish-partneri i tij në grupin Neptunes, Chad Hugo, e cila u depozitua më 23 janar. Sipas Billboard, Hugo pretendon se Williams ka ndaluar pagesat e tij të të ardhurave dhe e ka penguar të ketë qasje në dokumentet që do të tregonin se çfarë i takon.
Avokati i Hugo, Brent J Lehman, tha se: “Paditësi nuk ka marrë pjesën e duhur të të ardhurave nga shitjet e albumeve dhe muzikës së publikuar nga The Neptunes dhe N.E.R.D., si dhe nga të ardhurat nga turnetë dhe marrëveshjet e ndryshme të merchandising-ut.”
N.E.R.D., formuar në vitin 1994 nga Pharrell Williams, Chad Hugo dhe Shay Haley, ishte një projekt anësor i Neptunes. Albumi debutues i grupit, “In Search of…”, është certifikuar Gold nga RIAA. Padia pretendon se Hugo mund të ketë të drejtë për deri në 1 milion dollarë (£730,000) dhe se nuk ka marrë të ardhura nga grupi që nga viti 2023.
Hugo dhe Williams ishin miq që në fëmijëri dhe themeluan Neptunes pas një shfaqjeje talenti. Ata prodhuan hite të njohura si “I’m a Slave 4 U”, “Drop It Like It’s Hot” dhe “Hollaback Girl”, dhe u futën së bashku në Songwriters Hall of Fame në 2022.
Kjo është padi e dytë që Hugo ngrit ndaj Williams; në padinë e parë në 2024 ai pretendonte se Williams kishte regjistruar markën Neptunes vetëm dhe kishte vepruar me “keqbesim”. Që nga ajo kohë, Williams ka konfirmuar se nuk flasin më me ish-partnerin e tij.