Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Muzikanti, një nga themeluesit e grupit legjendar australian të rock-ut, u nda nga jeta pothuajse tre vjet pasi ishte diagnostikuar me kancer pankreatik në stadin e tretë. Lajmi u bë i ditur nga vetë grupi përmes rrjeteve sociale, ku u theksua se Hirst vdiq i qetë, i rrethuar nga familjarët, pas një beteje të gjatë dhe kurajoze me sëmundjen.
Midnight Oil u formua në Sidnei në vitin 1972 dhe u bë i njohur ndërkombëtarisht me hite si “Beds Are Burning” dhe “The Dead Heart”, duke publikuar 13 albume gjatë karrierës së tyre. Përveç punës me Midnight Oil, Hirst ishte aktiv edhe në disa projekte të tjera muzikore.
Ai lë pas bashkëshorten Leslie Holland dhe tre vajza.