Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Megan Thee Stallion ka konfirmuar se po punon në albumin Megan: Act III, i cili pritet të publikohet në vitin 2026. Reperja ka bërë të ditur se është e përqendruar në studio dhe se muzika e re do të publikohet gjatë këtij viti për fansat e saj.
Ajo ka treguar se aktualisht po i kushton kohë vetëm punës dhe përgatitjes fizike, ndërsa singlet Whatever dhe Lover Girl pritet të jenë pjesë e projektit të ri.
Artistja 30-vjeçare ka theksuar se është konkurruese dhe dëshiron të jetë në krye të klasifikimeve, por u ka bërë thirrje njerëzve të dëgjojnë muzikën e saj për vlerën artistike, jo vetëm ta krahasojnë me suksesin e emrave të tjerë.