Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Becky Hill ka nisur stërvitjet në litar ajror për të shtuar elemente akrobatike në shfaqjet e saj gjatë turneut për albumin e tretë. Frymëzimi i erdhi nga turneu me Katy Perry dhe artistë të Cirque du Soleil.
“Kërkon shumë forcë të pjesës së sipërme të trupit, por po e shijoj si hobi të ri,” tha këngëtarja. Ajo shtoi se performanca e saj do të ketë një stil më sultry.
Ndërkohë, Becky po punon për albumin e ri, që sipas saj do të sjellë një frymë të ndryshme dhe rock ’n’ roll në muzikën dance.