Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Sentimental Value dominon në European Film Awards të 38-ta

Film  |  19.01.2026 Ora 8:25   

Filmi norvegjez Sentimental Value, i regjisor Joachim Trier, ishte fituesi kryesor në edicionin e 38-të të European Film Awards, duke marrë çmimin për film më të mirë, regjisor më të mirë dhe çmime për aktorët Stellan Skarsgård dhe Renate Reinsve. Trier dhe Eskil Vogt fituan gjithashtu çmimin për skenarin më të mirë, ndërsa Hania Rani u shpall për kompozimin më të mirë muzikor.

Filmat spanjoll Sirāt dhe gjerman Sound of Falling morën çmime të shumta për dizajn, kinematografi dhe montazh, ndërsa Arco fitoi çmimin për film animuar evropian. Torsten Witte mori çmimin e parë për make-up dhe hair artist për Bugonia.

Ceremonia solli edhe mesazhe politike, me regjisorin iranian Jafar Panahi që denoncoi dhunën në vendin e tij, ndërsa legjenda norvegjeze Liv Ullmann mori çmimin për arritje të jetës dhe regjisoresha italiane Alice Rohrwacher u nderua për arritje në kinemanë botërore.

Ky edicion i EFAs, i zhvendosur nga dhjetori në janar, synon të rrisë vëmendjen për filma evropianë kandidat për çmime ndërkombëtare, përfshirë Oscar-in.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing