Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Studimet tregojnë se çokollata e errët, me përqindje të lartë kakaoje, mund të ketë përfitime për shëndetin, veçanërisht për sistemin kardiovaskular. Kakaoja përmban flavanolë - përbërës bimorë që ndihmojnë në uljen e presionit të gjakut dhe inflamacionit.
Shembulli i komunitetit Kuna në Panama, që konsumon rreth katër gota kakaoje në ditë dhe shfaq shëndet të mirë gjatë gjithë jetës, nxjerr në pah potencialin e këtij super ushqimi natyral. Megjithatë, çokollata e përpunuar zakonisht përmban sheqer dhe yndyrë, ndaj ekspertët rekomandojnë çokollatën e errët me përqindje të lartë kakaoje.
Një tabaka e vogël, rreth 30 gram, mund të ofrojë sasi të mjaftueshme flavanolesh për përfitime të mundshme shëndetësore, duke e bërë çokollatën jo vetëm të shijshme, por edhe të dobishme për zemrën.