OpenAI ka njoftuar një marrëveshje historike me prodhuesin amerikan të çipave Cerebras, e cila kap vlerën mbi 10 miliardë dollarë. Sipas burimeve, kjo marrëveshje parashikon blerjen e deri në 750 megavat fuqi kompjuterike gjatë tre viteve të ardhshme. Ky hap shihet si strategjik për të përballuar kërkesën në rritje të ChatGPT dhe për të forcuar pozicionin e kompanisë në garën globale të inteligjencës artificiale.
OpenAI do të përdorë shërbimet cloud të Cerebras për modelet që kërkojnë kohë më të gjatë për të “menduar” para se të japin përgjigje, duke synuar përshpejtimin e ndjeshëm të performancës së sistemeve të saj. Integrimi i teknologjisë së Cerebras pritet të rrisë efikasitetin dhe kapacitetin e modeleve të avancuara të AI, duke i bërë ato më të shpejta dhe më të fuqishme.
Marrëveshja është po aq e rëndësishme edhe për Cerebras, e cila po përgatitet për një ofertë publike fillestare (IPO).
Ky bashkëpunim i madh me OpenAI shihet si një mundësi për të diversifikuar të ardhurat dhe për të rritur besueshmërinë e kompanisë në tregun e teknologjisë.