Shumë shoferë mendojnë se lënia e veturës ndezur pa lëvizur e ngroh motorin më shpejt, por ekspertët thonë se kjo nuk është mënyra më efikase.
Këshilla kryesore: Mos aktivizoni menjëherë ngrohjen e brendshme kur ndizni motorin. Ventilatori përdor lëngun ftohës për të ngrohur kabinën, duke e ngadalësuar arritjen e temperaturës optimale të motorit.
Prisni disa minuta pa ngrohje – edhe nëse ajri është i ftohtë në fillim. Kjo metodë:
Ngroh motorin më shpejt
Kursen derivate
Mban sistemin e ftohjes më efikas
Dimri nuk është pengesë: pak durim në fillim e bën veturën më të qëndrueshme dhe ekonomike.