Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Shemsi Krasniqi – Shemi, vokalisti legjendar i grupit “Ilirët”, ka ndërruar jetë të hënën në moshën 64-vjeçare.
Ai u gjet pa shenja jete në banesën e tij në Prishtinë, ndërsa sipas informatave fillestare dyshohet se vdekja erdhi si pasojë e një sulmi në zemër.
Humbja e tij ka shkaktuar dhimbje të madhe në komunitetin artistik, te fansat dhe miqtë e shumtë që ai kishte ndër vite.
Artisti Gold AG ka njoftuar se varrimi i të ndjerit do të bëhet të mërkurën, më 24 dhjetor.
“Kolegë e dashamirë, varrimi i Shemit bëhet nesër, më 24 dhjetor, në ora 14:00, me namazin e Ikindisë, në varrezat e qytetit në Arbëri (Dragodan), Prishtinë”, ka shkruar ai.
Shemsi Krasniqi ishte një nga zërat më të dashur dhe më ikonikë të muzikës shqiptare, artisti që i dha shpirt këngës simbol “Xhamadani vija vija”.
Me interpretimin e tij autentik dhe zërin karakteristik, ai bashkoi breza të tërë dhe la një trashëgimi të paharrueshme në kulturën dhe muzikën shqiptare.