Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Prishtina renditet e 13-ta në botë për ajrin më të ndotur

Vendi  |  22.12.2025 Ora 7:46   

Prishtina është renditur si qyteti i 13-të në botë me ajrin më të ndotur, sipas platformës ndërkombëtare “IQAir”. Indeksi i cilësisë së ajrit në kryeqytet ka arritur vlerën 158, që konsiderohet nivel “i pashëndetshëm”.

Sipas specialistëve të cilësisë së ajrit, gjendja është shqetësuese dhe po ndikohet drejtpërdrejt nga kushtet meteorologjike. Mentor Shala, specialist i cilësisë së ajrit, ka bërë të ditur se aktualisht ka tejkalim të grimcave PM2.5 dhe PM10, të cilat qëndrojnë pezull në ajër për shkak të mungesës së erës, lagështisë së lartë dhe temperaturave të ulëta.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se edhe gjatë ditës së sotme pritet mjegull e dendur në vendet e ulëta, duke përkeqësuar cilësinë e ajrit, sidomos gjatë orëve të mëngjesit dhe mbrëmjes. Si pasojë, rekomandohet që grupet e ndjeshme, përfshirë fëmijët, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike, të reduktojnë daljet jashtë.

Sipas parashikimeve, përmirësim i cilësisë së ajrit pritet nga dita e mërkurë, kur parashikohen reshje shiu dhe ndryshim i kushteve të motit. Megjithatë, ekspertët shprehin shqetësim për ndotjen shtesë gjatë ditëve festive të fundvitit, për shkak të përdorimit të mjeteve piroteknike.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing