Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Nga janari deri në nëntor të këtij viti, 101 persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve në komunikacion në Kosovë. Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, ky numër është më i lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kur ishin regjistruar 92 viktima.
Eksperti i komunikacionit, Nol Dedaj, duke u bazuar në këto shifra, ka bërë thirrje që institucionet përgjegjëse të ndërmarrin masa parandaluese për uljen e numrit të aksidenteve dhe rritjen e sigurisë në trafik. Ai ka theksuar se krahas rritjes së aksidenteve, është rritur edhe numri i viktimave dhe i lëndimeve të rënda trupore.
Ndërkohë, sipas Policisë së Kosovës, në 24 orët e fundit janë regjistruar 42 aksidente trafiku me të lënduar, si dhe janë shqiptuar 1.454 tiketa trafiku.