Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Tonelata bananesh në brigjet britanike, autoritetet paralajmërojnë: Mos i hani

Bota  |  10.12.2025 Ora 17:15   
Një operacion pastrimi është duke u zhvilluar në Anglinë jugore për të rikuperuar sasi të mëdha bananesh që kanë dalë në bregdet pas humbjes së kontejnerëve nga anija Baltic Kipper.

Sipas Rojës Bregdetare Britanike, anija humbi 16 kontejnerë të shtunën, përfshirë tetë kontejnerë me banane, dy me banane të Indive Perëndimore dhe një me avokado.

Autoritetet po bashkëpunojnë me kompani të specializuara në emergjencat mjedisore për të rikuperuar kontejnerët dhe për të mbledhur mbeturinat, përfshirë frutat dhe polistirenin.

Në plazhin Selsey, vullnetarët po mbledhin bananet e shpërndara në breg, duke i vendosur në qese plehrash. Megjithatë, autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve:

“Mos konsumoni frutat që kanë dalë në bregdet”, për shkak të rrezikut nga kontaminimi dhe dëmtimi gjatë udhëtimit të tyre detar.
 
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Bota

Marketing