Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

 

Aktivitetet e përditshme që rrisin shëndetin dhe jetëgjatësinë

Shëndeti  |  08.12.2025 Ora 12:48   

Edhe pa palestër apo 10 mijë hapa në ditë, aktivitetet e zakonshme mund të përmirësojnë ndjeshëm shëndetin nëse kryhen me më shumë energji. Ngjitja me vrap e shkallëve, ecja e shpejtë në shtëpi, puna intensive në kopsht apo lojërat aktive me fëmijët dhe kafshët shtëpiake janë shembuj të thjeshtë që kontribuojnë pozitivisht në formën fizike.

Shkenca e ushtrimeve e njih këtë qasje si VILPA (Vigorous Intermittent Lifestyle Physical Activity) – aktivitet fizik i përditshëm i kryer me intensitet për intervale të shkurtra, zakonisht 1–2 minuta, me synim rritjen e rrahjeve të zemrës.

Kjo metodë konsiderohet një version i thjeshtuar i stërvitjes me intervale me intensitet të lartë (HIIT) dhe ka treguar përfitime në kontrollin e sheqerit në gjak, kolesterolit, presionit të gjakut dhe yndyrës trupore.

VILPA ofron një mënyrë praktike për të qenë aktivë edhe për ata që nuk kanë kohë për ushtrime të rregullta në palestër.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Shëndeti

Marketing