Transformimi digjital po ndryshon thellësisht sektorin bankar europian, ndërsa përdorimi i parasë fizike vazhdon të bjerë. Rënia e frekuentimit të bankomateve dhe kostot e larta të operimit kanë shtyrë bankat të zëvendësojnë pajisjet tradicionale me pika të reja, më të avancuara teknologjikisht. Këto terminale moderne ofrojnë jo vetëm tërheqje, por edhe depozitime, identifikim automatik dhe shërbime bazike pa komision, pavarësisht bankës së klientit.
Franca është aktualisht vendi më i avancuar në këtë proces. Sipas parashikimeve, vitin e ardhshëm pritet instalimi i rreth 7.000 pikave të reja të shërbimit, ndërsa mijëra bankomate klasike do të largohen, kryesisht në zonat urbane ku përdorimi i tyre ka rënë ndjeshëm.