Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Asambleja Nacionale e Republikës së Sllovenisë ka miratuar ligjin që e njeh patentën e shoferit të lëshuar nga Republikë e Kosovës.
Me këtë ndryshim, shtetasit kosovarë që jetojnë në Slloveni mund të konvertojnë lejet e tyre të drejtimit në leje sllovene - pa nevojë për provim praktik - për sa kohë që e bëjnë brenda një viti nga regjistrimi i vendbanimit. Megjithatë, do të duhet të paraqesin dëshmi për aftësi fizike dhe mendore për vozitje.
Ky hap shihet si lehtësim i madh për diasporën dhe të gjithë ata që kanë patentë kosovare dhe punojnë apo jetojnë në Slloveni.
Lajmi ka marrë përshëndetje si një zhvillim pozitiv që lehtëson lëvizjen dhe punësimin e qytetarëve nga Kosova në Slloveni.