Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

ASK: Çmimet e importit shënojnë rënie në tremujorin e tretë 2025

Vendi  |  26.11.2025 Ora 7:46   

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka njoftuar se indeksi i përgjithshëm i çmimeve të importit ka rënë për 1.9% në Tremujorin e tretë të vitit 2025, krahasuar me tremujorin paraprak. Në krahasim me TM3 2024, rënia është më e lehtë, prej 0.2%.

Rritjet më të theksuara të çmimeve janë regjistruar te vajrat ushqimore (6.2%), këpucët (3.9%), druri dhe produktet prej tij (1.4%), si dhe te produktet ushqimore të përgatitura, pijet dhe duhani (0.6%). Po ashtu, mjetet e transportit shënuan ngritje prej 0.3%.

Këto rritje janë balancuar nga rëniet e çmimeve në disa sektorë, përfshirë lëkurat dhe produktet prej tyre (-24.5%), instrumentet optike dhe medicinale (-8.2%), produktet minerale (-6.4%), artikujt e ndryshëm të prodhuar (-5.6%), plastikën dhe kauçukun (-3.4%) dhe letrën (-2.6%).

Në krahasimin vjetor TM3 2025 me TM3 2024, ASK thekson se çmimet e importit kanë rënë mesatarisht për 0.2%. Megjithatë, disa sektorë shënuan rritje, si shtazët e gjalla dhe produktet shtazore (8.0%), këpucët (3.9%), druri (3.4%), produktet ushqimore të përgatitura (2.6%), produktet bimore (2.4%), pajisjet elektrike dhe të makinerisë (1.7%) dhe mjetet e transportit (0.5%).

Rëniet më të mëdha vjetore janë regjistruar te lëkurat (-6.0%), metalet bazë (-4.7%), plastika dhe kauçuku (-4.7%), artikujt e prodhuar (-3.9%) dhe letra (-3.5%), thuhet në raportin e ASK-së.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing