Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Kjo është muzika që qetëson kafshët shtëpiake

Të Tjera  |  25.11.2025 Ora 8:05   

Muzika klasike dhe instrumentale ka treguar se mund të ndihmojë në qetësimin e kafshëve shtëpiake, veçanërisht qenve dhe maceve, sipas studimeve të ndryshme. Një shembull është Margot, një qen me ankth, i cili u qetësua dukshëm kur pronarja luante muzikë klasike në shtëpi.

Studimet tregojnë se tempoja e ngadaltë dhe kompozimet pa elemente të forta perkusive janë më efektive për uljen e stresit tek kafshët. Këto tinguj kanë ndihmuar në reduktimin e simptomave si ecja e shqetësuar, dridhja dhe rrahjet e shpejta të zemrës. Ndërkohë, audiobooks dhe tinguj të tjerë me zë narratori nuk kanë treguar të njëjtin efekt qetësues.

Tek macet, muzikë instrumentale me frekuenca të moderuara gjithashtu mund të zvogëlojë ritmin e frymëmarrjes dhe stresin. Gjithashtu, zhanre të tjera të qeta si reggae dhe soft rock, me tempo të ngadaltë, kanë rezultuar efektive për disa kafshë.

Ekspertët rekomandojnë të eksperimentoni me zhanre dhe kompozime të ndryshme për të gjetur atë që funksionon më mirë për kafshën tuaj. Përvojat si ajo e Margot tregojnë se tingujt e duhur mund të bëjnë një ndryshim të madh në qetësinë dhe mirëqenien e kafshëve shtëpiake.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing