Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

RTK hyn sot në grevë të përgjithshme nga ora 11:00 deri në 13:00

Vendi  |  24.11.2025 Ora 7:52   

Punonjësit e Radio Televizionit të Kosovës (RTK) do të mbajnë sot grevë të përgjithshme dyorëshe, nga ora 11:00 deri në 13:00, me pjesëmarrjen e të gjitha sektorëve. Sindikata e RTK-së ka paralajmëruar se nëse kërkesat e tyre nuk adresohen nga menaxhmenti, veprimet sindikale do të ashpërsohen, përfshirë bojkotimin e shumicës së emisioneve dhe lajmeve.

Në njoftimin zyrtar thuhet se gjatë grevës do të zhvillohen protesta dhe veprime simbolike në ekran, si reagim ndaj, siç theksohet, situatës së rënduar të punonjësve të transmetuesit publik. Sindikata ka bërë të ditur se kërkesat janë dorëzuar para një jave, por deri më tani nuk ka pasur asnjë përgjigje nga menaxhmenti.

Po ashtu, ajo kërkon marrjen e një vendimi për bojkotimin e fushatës zgjedhore dhe ngjarjeve me karakter politik, duke paralajmëruar se, nëse menaxhmenti nuk ndërmerr hapa, Sindikata do të marrë vendimin në mënyrë të pavarur.

Mediat janë ftuar të jenë të pranishme në fillim të grevës për të ndjekur zhvillimet në kohë reale.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing