Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Pas paralajmërimeve për pezullim të transportit publik në kryeqytet, disa kompani private urbane kanë njoftuar se do të ndërpresin punën për shkak të mosshlyerjes së obligimeve financiare nga Komuna e Prishtinës.
Kompania “24 Yjet” ka bërë të ditur se nga sot, më 24 nëntor 2025, do të ndalë operimin në të gjitha linjat 10, 10A, 10B, 10C dhe linjën 20. Sipas kompanisë, pagesat nuk janë kryer që nga muaji maj, ndonëse kontrata me komunën është aktive që nga fillimi i vitit.
Edhe linja 7B ka njoftuar për vështirësi serioze financiare. Drejtori Avdyl Brajshori tha se vonesat në pagesa kanë cenuar furnizuesit, partnerët operativë dhe shërbimet teknike, duke e bërë të pamundur funksionimin normal. Ai kërkoi zgjidhje të menjëhershme të bllokimit financiar në mënyrë që shërbimi për qytetarët të rikthehet sa më shpejt.