Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

AUV ndalon importin e shpezëve nga Gjermania

Vendi  |  20.11.2025 Ora 8:16   

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Republikës së Kosovës (AUV) ka njoftuar se ka shfuqizuar ndalesën e mëparshme të importit të shpezëve dhe nënprodukteve të tyre nga Gjermania, vendim ky që ishte marrë më 30 tetor 2025.

Sipas vendimit të ri, importi i shpezëve dhe produkteve të tyre lejohet, përveç disa zonave të Gjermanisë ku është konfirmuar prania e gripit të shpezëve HPAI–H5N1. Zonat e prekura janë: Lower Saxony, Bavaria, Brandenburg, Baden-Württemberg, North Rhine-Westphalia, Thuringia, Mecklenburg-Western Pomerania dhe Schleswig-Holstein. Nga këto rajone nuk lejohet importi i shpezëve të gjallë, mishit të shpezëve dhe nënprodukteve të tyre.

Vendimi hyn menjëherë në fuqi dhe do të mbetet i vlefshëm deri në vlerësimin e radhës nga autoritetet kombëtare dhe ndërkombëtare.

AUV njofton se do të vazhdojë monitorimin e situatës epidemiologjike dhe do të bashkëpunojë me institucionet vendore dhe ndërkombëtare për parandalimin e përhapjes së sëmundjes. Publiku dhe operatorët ekonomikë do të informohen me kohë për çdo ndryshim.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing