Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se reshjet e mëdha të shiut kanë shkaktuar turbullira të larta në kanalin Ibër-Lepenc, duke nxjerrë jashtë funksionit Impiantin e Trajtimit të Ujit në Shkabaj.
Si pasojë, disa zona do të mbesin pa furnizim me ujë deri në normalizimin e situatës. Zonat e prekura janë:
Fushë Kosova
Drenasi
Obiliqi
Një pjesë e lagjes Kalabria në Prishtinë
KRU “Prishtina” ka njoftuar gjithashtu se mund të ketë reduktime të furnizimit edhe në disa pjesë të tjera të kryeqytetit.
Ekipet teknike janë në terren dhe po monitorojnë situatën në mënyrë të vazhdueshme. Furnizimi me ujë do të rikthehet sapo të stabilizohen parametrat në kanalin furnizues.