Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Apple ka zbuluar produktin e tij më të ri, iPhone Pocket, një rrip të thurur që funksionon si xhep shtesë për çdo iPhone. Produkti është krijuar në bashkëpunim me dizajnerin e njohur Issey Miyake dhe do të jetë i disponueshëm nga e premtja në një gamë ngjyrash, me versionin e shkurtër të shitur për 149.95 dollarë dhe versionin e gjatë për 229.95 dollarë.
Sipas Apple, iPhone Pocket mund të mbahet mbi shpatull, të lidhet me çanta ose të mbahet në dorë, duke ofruar një mënyrë të re dhe stilizuar për të bartur telefonin, AirPods dhe sende të tjera të përditshme. Rripi i gjatë do të jetë në tre ngjyra, ndërsa versioni i shkurtër në tetë ngjyra.
Reagimet e përdoruesve kanë qenë të përziera, disa duke e krahasuar produktin me një çorap të prerë ose me kostumin e Borat-it. Analistët e teknologjisë theksojnë se, pavarësisht çmimit të lartë, produkti përfaqëson një vazhdimësi të trendit të Apple për t’i bërë iPhone-t më të “vishshëm”, duke u ofruar përdoruesve një aksesor që kombinon funksionalitetin me stilin.
Molly Anderson, zv/presidente e dizajnit industrial në Apple, tha se ky rrip “celebron mjeshtërinë, thjeshtësinë dhe kënaqësinë”, duke e bërë një shoqërues natyral për produktet e kompanisë dhe një mënyrë të re për të shfaqur stilin personal.