Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Nata e parë u hap me performancën “Këngë Moj” nga kompozitori Musa Piperku, në interpretim të korit Siparantum dhe me dirigjimin e Memli Kelmendit, duke krijuar një atmosferë të jashtëzakonshme në hapje të festivalit.
Në skenë u paraqitën 20 konkurrentë me zhanre të ndryshme, duke sjellë një mbrëmje të mbushur me energji, emocione dhe konkurrencë të fortë. Një moment i veçantë ishte homazhi për këngëtaren e ndjerë Violeta Rexhepagiqi, ndërsa nata u mbyll me interpretimin e përbashkët të këngës ikonike “Baresha”.
Edicioni i tretë i Festivalit të Këngës në RTK do të vazhdojë edhe sonte, ku priten surpriza dhe performanca të reja nga artistët pjesëmarrës.