Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

OBSH paralajmëron: mbi 100 milionë përdorues të cigareve elektronike, 15 milionë adoleshentë

Të Tjera  |  07.10.2025 Ora 7:48   
Një raport i fundit nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) zbulon se më shumë se 100 milionë njerëz globalisht përdorin cigare elektronike, prej tyre të paktën 15 milionë janë adoleshentë (mosha 13-15 vjeç).

Raporti po ashtu tregon se edhëpse përdorimi i duhanit po bie — aktualisht rreth 1.2 miliardë përdorues në vitin 2024, nga 1.38 miliardë në vitet më parë — produktet e reja të nikotinës, përfshirë cigaret elektronike, po paraqesin një kërcënim të ri.

OBSH shpreh shqetësim të veçantë për marketingun agresiv që synon të rinjtë dhe efekti që kjo ka në shëndetin publik. Autoritetet shëndetësore po bëjnë thirrje për:

  • Rregullim më të fortë të tregtimit dhe reklamave të produkteve me nikotin;

  • Rritjen e taksave mbi këto produkte;

  • Politikat që ndihmojnë reduktimin ndërkohë që mbrohen moshat më të reja.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing