Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Në 6-mujorin e parë të këtij viti, investimet e huaja në Shqipëri arritën në 760 milionë euro

Ekonomi  |  29.09.2025 Ora 13:08   
Në 6-mujorin e parë të këtij viti, investimet e huaja në Shqipëri arritën në 760 milionë euro, nga 751 milionë që ishin një vit më parë. Shifra tregon një rritje të vogël, por të mjaftueshme për të mbajtur Shqipërinë në hartën e interesit të investitorëve.

Më aktivë kanë qenë italianët, turqit dhe austriakët, ndërsa gjithnjë e më shumë po rritet pjesëmarrja e investitorëve nga Kosova, SHBA dhe Zvicra.

Pjesa më e madhe e fondeve është orientuar drejt pasurive të paluajtshme, me 149 milionë euro vetëm në tremujorin e dytë. Pas tyre vijnë sektori financiar, industria nxjerrëse dhe tregtia me shumicë. Por fusha si bujqësia apo arsimi mbeten pothuajse jashtë interesit të të huajve.

Ndërkohë, Banka e Shqipërisë thekson se rreth 15% e banesave të shitura këtë vit janë blerë nga të huajt, duke treguar një interes në rritje për tregun e pronave në Shqipëri, më i larti në 5 vitet e fundit. Shifrat tregojnë se Shqipëria mbetet një treg i hapur për të huajt, por sfida kryesore është orientimi i investimeve drejt sektorëve që gjenerojnë zhvillim afatgjatë.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Ekonomi

Marketing