Vera është ende larg, por në shtëpinë e Manchester Cityt po mendohet tashmë për lojtarët që do të largohen në fund të këtij sezoni pasi do t’ju skadojë kontrata.
Njëri prej këtyre lojtarëve është Bernardo Silva, i cili ka kontratë me klubin anglez vetëm deri më 30 qershor 2026, shkruan “Talksport”, përcjell “Gazeta Express”.
Veteranit të mesfushës nuk pritet t’i vazhdohet kontrata në fund të edicionit 2025/26, ndonëse po luan me profesionalizëm të lartë.
Sidoqoftë, ai do të largohet “gratis” nga “Etihad Stadium” pasi trajneri Pep Guardiola nuk llogarit më në shërbimet e tij.
Siç ndodh shpesh me lojtarë kualitativë si ai, përkundër moshës së shtyrë, ka nisur gara e klubeve që duan ta bëjnë të vetin pa pasur nevojë ta paguajnë shumën e kartonit.
Njëri prej klubeve që dëshiron ta transferojë përfaqësuesin portugez është Benfica, mbi të gjitha nëse Joao Noronha Lopes do t’i fitojë zgjedhjet presidenciale në klub.
Zëra brenda klubit thonë se Lopes e sheh Bernardo Silvan si të ardhmen e futbollit të Benficas dhe se ekipi mund të sillet përreth tij në sezonet e ardhshme, falë përvojës dhe kualitetit.
Por, futbollisti ofanziv po i vlerëson edhe opsionet tjera.
Flitet se majtaku po e shqyrton mundësinë që të mos rikthehet në Portugali por ta ndjek rrugën e kolegëve të tij për ta përqafuar projektin e ndonjërit prej klubeve nga Arabia Saudite. /Gazeta Express