Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Chelsea F.C. ka blinduar një nga lojtarët kyç të skuadrës, duke njoftuar zyrtarisht rinovimin e kontratës me Moisés Caicedo deri në vitin 2033.
Mesfushori ekuadorian, i ardhur nga Brighton në vitin 2023, është shndërruar shpejt në një nga shtyllat kryesore të ekipit dhe konsiderohet ndër më të mirët në rolin e tij.
Deri më tani, ai ka regjistruar mbi 140 paraqitje me Chelsean, duke kontribuar në sukseset e fundit të klubit dhe duke fituar çmimet individuale si “Lojtari i Sezonit”.
Pas firmosjes së kontratës, Caicedo u shpreh i lumtur dhe i motivuar për të fituar më shumë trofe, duke theksuar se synon të bëhet një legjendë e klubit londinez.