Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Sipas raportit, qindra mijëra fëmijë kanadezë përdorin TikTok çdo vit, pavarësisht se aplikacioni është i destinuar vetëm për përdorues mbi moshën 13 vjeç. Hetimi gjithashtu tregoi se platforma ka mbledhur të dhëna të ndjeshme nga një numër i madh fëmijësh dhe i ka përdorur ato për marketing dhe përmbajtje të personalizuar.
Komisioneri i Privatësisë, Philippe Dufresne, deklaroi se aplikacioni mbledh “sasi të mëdha” informacioni nga përdoruesit, përfshirë fëmijët, gjë që mund të ketë ndikime të dëmshme, sidomos tek të rinjtë.
Në reagimin e saj, TikTok ka thënë se do të ndërmarrë masa për të forcuar transparencën dhe mbrojtjen e privatësisë, megjithëse ka kundërshtuar disa nga gjetjet e hetimit.
Ky rast është pjesë e një valë shqyrtimesh të ngjashme nga qeveritë anembanë botës mbi ndikimin e TikTok tek të rinjtë, si dhe mbi çështjet e sigurisë kibernetike. Në Evropë, Komisioni Evropian në vitin 2023 kishte urdhëruar stafin e tij të largonte aplikacionin nga telefonat dhe pajisjet zyrtare për të mbrojtur të dhënat dhe për të rritur sigurinë.