Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Sindikata do të kërkojë 600 euro pagën minimale pas zgjedhjeve

Ekonomi  |  22.09.2025 Ora 13:35   

Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi, në një prononcim për Front Online ka thënë se paga minimale prej 350 euro është e pamjaftueshme.

Ai tha se me këtë pagë nuk mund të mbijetohet.

 “Kjo pagë nuk mund t’i mbulon kërkesat e vetëm të një personi, pasi me një pagë 320 – 330 euro nuk mund të mbijetohet”, tha ai.

Azemi, ka bërë të ditur se deri pas 12 tetorit sindikata nuk do të ndërmarrë veprime protestuese, pavarësisht pakënaqësive me pagën minimale.

“Deri me 12 tetor e kemi shpallë si ‘muajin e heshtjes’, sepse nuk dëshirojmë të bëjmë presione, me protesta dhe greva edhe pse kemi arsye, megjithatë nuk kemi dashtë të bëhemi të pa sinqertë”, tha Azemi. Ai shtoi se me përfundimin e zgjedhjeve lokale, të gjitha institucionet në tavolinë do të kenë kërkesat e sindikatës. “Me përfundimin e zgjedhjeve lokale, të gjitha institucionet në tavolinë do të kenë kërkesat tona që paga minimale së paku duhet të jetë 600 euro”, shtoi ai

Komentet

Marketing

 

Tjera në Ekonomi

Marketing