Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Tarifat e energjisë elektrike pritet të ndryshojnë deri në fund të vitit

Vendi  |  15.09.2025 Ora 7:39   

Që nga muaji maj i këtij viti, qytetarët në Kosovë po paguajnë 16.1% më shtrenjtë energjinë elektrike, pas vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE).

Megjithatë, këto tarifa nuk do të mbeten të pandryshuara. Kryeshefi i ZRRE-së ka bërë të ditur se deri në fund të vitit priten ndryshime të reja, që mund të jenë rritje apo ulje, varësisht nga kostoja e sistemit dhe kursimi i energjisë.

KOSTT ka sqaruar se procesi i përcaktimit të tarifave të reja do të nisë në dhjetor 2025 dhe do të përfundojë në mars 2026, duke përfshirë periudhën nga 1 prill 2026 deri më 31 mars 2027. Deri atëherë, sipas tyre, nuk ka informata të sakta për çmimet përfundimtare që do të aplikohen për konsumatorët.

ZRRE ndërkohë ka theksuar se një pjesë e madhe e konsumatorëve ka rritur ndjeshëm konsumin, duke tejkaluar parashikimet dhe duke ndikuar drejtpërdrejt në koston e importit të energjisë.

Kjo nënkupton se, ndonëse ekziston mundësia për ulje në rast kursimi, rritja e çmimeve mbetet një skenar shumë i mundshëm për periudhën e ardhshme.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing