Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Koncerti me turma të gjeneruara nga inteligjenca artificiale, Will Smith në qendër të kritikave!

Muzikë  |  26.08.2025 Ora 17:12   

Will Smith është bërë pjesë e polemikave pasi publikoi një video nga turneu i tij “Based on a True Story”, ku fansat pretendojnë se turma e paraqitur është e krijuar me inteligjencë artificiale. Klipi, i ngarkuar në kanalin e tij zyrtar në YouTube, u cilësua “i sikletshëm” nga shumë ndjekës, të cilët vunë re detaje të çuditshme vizuale si fytyra të turbullta, duar me gjashtë gishta dhe tabela me mbishkrime të pakuptimta si “FR6SH CRINCE”.

Në video shfaqeshin edhe pankarta me mesazhe emocionale për këngëtarin, por gabimet e dukshme teknike bënë që ndjekësit ta akuzojnë Smith për përdorim të turmave të rreme. “Pse turma është e rreme?”, shkroi një komentues. “Imagjino të jesh kaq i famshëm dhe të përdorësh AI për të krijuar fansa… tragjike”, shtoi një tjetër. Reagimet në rrjetet sociale kanë qenë të shumta dhe të ashpra, me disa që e konsiderojnë videon një përpjekje të dështuar për të tërhequr vëmendje, ndërsa të tjerë e shohin si një shenjë të krizës artistike të aktorit dhe këngëtarit.

 

Smith, i cili publikoi albumin e tij të parë pas dy dekadash këtë vit, aktualisht është në turne në Mbretërinë e Bashkuar, me shfaqje të planifikuara në Cardiff, Manchester, Londër dhe Wolverhampton. Pavarësisht kritikave, ai ka vazhduar të performojë me energji, duke sjellë nostalgji me hitet e tij dhe duke ndarë momente të ndjera personale me publikun.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing