Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Reperi T-Hood qëllohet për vdekje në moshën 33-vjeçare

Muzikë  |  11.08.2025 Ora 9:59   
Reperi nga Georgia, T-Hood, emri i vërtetë i të cilit ishte Tevin Hood, është qëlluar për vdekje në moshën 33-vjeçare. Sipas TMZ, policia e qarkut Gwinnett iu përgjigj një thirrjeje për një konflikt që përfundoi me të shtëna në banesën e tij.

Ekipet e ndihmës së shpejtë i dhanë ndihmën e parë në vendngjarje dhe e dërguan në spital, por ai nuk mundi t’i mbijetonte plagëve. Një person është ndaluar në lidhje me ngjarjen, ndërsa motivi ende nuk dihet. Autoritetet po e hetojnë rastin si vrasje.

Producenti i tij, Deddotwill, reagoi në Instagram: “Ishim gjithë ditën në telefon, nuk mund ta besoj që nuk je më. Pushofsh në paqe, të dua vëlla.”

Pak javë më parë, T-Hood kishte postuar në Instagram një video promocionale për këngën Grave Diggerz, ku shfaqej i veshur si fantazmë në një varrezë. Ai njihej në skenën e repit jugor me këngë si Ready 2 Go, Big Booty dhe Perculator, ndërsa publikimi i fundit ishte Girls in the Party në maj.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing