Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Beyoncé i kërkon nënës të mos postojë shumë në rrjetet sociale, tregon Tina Knowles

Muzikë  |  07.08.2025 Ora 9:50   

Tina Knowles pranoi në podkastin Sibling Revelry se Beyoncé herë pas here i kërkon të mos postojë shumë për familjen në rrjetet sociale.

“Jam tifozja e saj më e madhe, postoj 25 video, pastaj më thërret Beyoncé dhe më thotë: ‘Mama, a mund të mos postosh kaq shumë? Kur do të ndalesh? Po bëhesh tepër,’” tregoi Tina.

Megjithatë, nëna e këngëtares tha se mbetet gjithmonë mbështetësja më e madhe e vajzës së saj, duke shtuar se nuk e merr kurrë për të mirëqenë suksesin e familjes.

Ajo foli edhe për marrëdhënien e tyre si nënë e bijë: “Është e bukur dhe argëtuese, por ndonjëherë kemi mosmarrëveshje si çdo nënë dhe vajzë. Por marrim vesh shumë mirë.”

Turneu Cowboy Carter i Beyoncé-së përfundoi në korrik me 32 koncerte, duke thyer mbi 40 rekorde dhe duke u bërë turneu më fitimprurës në historinë e muzikës country.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing