Në një intervistë të fundit, Miley Cyrus ka treguar se po përgatit një surprizë për 20-vjetorin e serialit që i ndryshoi jetën. “Pa Hannah-n, nuk do të kishte këtë version timin,” u shpreh ajo me emocione.
Seriali ikonik i Disney Channel, që u transmetua nga viti 2006 deri më 2011, e paraqiste Cyrus në rolin e Miley Stewart – një adoleshente e zakonshme që jetonte një jetë të dyfishtë si ylli i popit Hannah Montana. Roli e bëri atë një sensacion global dhe më pas e shpalli si Legjendën më të re të Disney-t.
Duke rikujtuar të kaluarën, ajo pranoi se dikur i ishte e vështirë të ndahej nga personazhi, por sot Hannah është kthyer në një simbol nostalgjik për miliona fansa. Dhe Miley thotë se mezi pret ta nderojë atë trashëgimi në këtë përvjetor të veçantë.