Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Aktorja e famshme Kathy Bates thyen rekord duke u nominuar për ‘Emmy’ në moshën 78-vjeçare

Film  |  16.07.2025 Ora 16:10   
Aktorja amerikane Kathy Bates sërish dëshmoi pse konsiderohet një nga emrat më të respektuar në botën e televizionit dhe kinemasë. Në moshën 77-vjeçare, ajo u bë aktorja më e moshuar në histori që nominohet për çmimin Emmy në kategorinë e aktorit kryesor në serialin dramatik, falë rolit të saj në versionin e ri të serialit Matlock nga CBS.
Me këtë nominim, Bates ia mori fronin legjendës Angela Lansbury, e cila ishte 70 vjeç kur u nominua për herë të fundit në vitin 1996 për rolin e Jessica Fletcher në serialin “Murder, She Wrote”.
 
Në Matlock, Bates interpreton Madeline “Matty” Matlock, një avokate të përvojë dhe të zgjuar, e cila pas një tërheqjeje misterioze dhe të dhimbshme nga bota e drejtësisë, rikthehet në sallën e gjyqit.
Publikut i dihet që Matty mbeti e ve, e shkatërruar financiarisht nga borxhet e basteve të bashkëshortit të ndjerë, dhe pasi humbi vajzën e saj në një aksident rrugor, merr përgjegjësinë për nipin e saj. Ajo punësohet në firmën prestigjioze ligjore Jacobson Moore, ku duhet t’i përgjigjet një shefeje shumë më të re, pavarësisht dekadave përvoje.
Edhe pse roli në Matlock i solli shumë lavdërime, kjo nuk është hera e parë që Bates kandidon për Emmy. Ajo u nominua në të njëjtën kategori në vitet 2011 dhe 2012 për rolin në serialin Harry’s Law, atëherë në moshën 64-vjeçare, duke qenë e pesta më e moshuara e nominuar në atë kategori.
Ajo ka fituar dy çmime Emmy: një për rol mysafiri në “Two and a Half Men” dhe një tjetër për rol dytësor në “American Horror Story: Coven”.
Përveç Bates, legjenda të tjera të aktrimit që kanë marrë nominime në moshë të madhe janë Cicely Tyson (70 vjeç për Sweet Justice, 1995), Imelda Staunton (68 vjeç për The Crown, 2024), Glenn Close (65 vjeç për Damages, 2012) dhe Angela Lansbury.
 
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing