Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Parisi në alarm të kuq nga i nxehti ekstrem

Të Tjera  |  02.07.2025 Ora 8:01   

Në Francë, për shkak të temperaturave ekstreme, rreth 1.350 shkolla janë mbyllur plotësisht ose pjesërisht për një ditë. Agjencia “Meteo France” ka shpallur alarm të kuq në 16 provinca, përfshirë Parisin, ndërsa në 68 provinca tjera është lëshuar alarm portokalli për shkak të vapës.

Temperaturat në vend pritet të variojnë nga 20 deri në 41 gradë Celsius gjatë ditës. Për shkak të nxehtësisë, autoritetet kanë pezulluar qarkullimin për automjetet ndotëse në Paris dhe rrethina, duke lejuar vetëm automjetet me ndotje më të ulët, ndërkohë që janë vendosur kufizime të reja të shpejtësisë.

Gjithashtu, aktivitetet në një prej reaktorëve të centralit bërthamor “Golfech”, në Tarn-et-Garonne, janë ndaluar që nga 29 qershori për të shmangur rreziqet që sjell vala e të nxehtit.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing