Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Pas muajsh spekulimesh rreth statusit të saj romantik, aktorja Sydney Sweeney ka konfirmuar se nuk është më e fejuar me producentin Jonathan Davino. Në një intervistë për The Sunday Times, ylli 27-vjeçar tha thjesht: “Po, jam single.” Ajo shtoi se ky është një periudhë e mirë për vetëzhvillim: “Po mësoj shumë për veten, po kaloj më shumë kohë me shoqe, edhe po e dua këtë fazë.”
E pyetur për marrëdhënien e saj me aktorin Glen Powell, partnerin në filmin romantik Anyone But You, Sweeney tha: “Glen dhe unë e duam shumë njëri-tjetrin si njerëz. Kur kalon aq kohë me dikë, afrohesh dhe flet për gjithçka – punë, jetë, familje, shoqëri. Ai është gjithmonë aty për mua dhe unë për të.”
Ndonëse fansat vazhdojnë të spekulojnë për një lidhje mes tyre, për momentin Sweeney duket se po e shijon lirinë personale dhe kohën për vete.