Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Stephen Curry sjell “Good Shot” – një dokumentar për sportin, jetën dhe forcën e komunitetit

Film  |  04.06.2025 Ora 8:26   

Dokumentari i ri Good Shot, me producent basketbollistin legjendar Stephen Curry, ka publikuar trailerin e tij të parë dhe do të ketë premierën në American Black Film Festival këtë fundjavë në Miami Beach.

Filmi ndjek jetën e Maxwell Henderson, një figurë dikur e njohur në basketbollin e zonës së Los Angeles, i cili përballet me sfidat e të kaluarës dhe kthimin e të birit në shtëpi. “Good Shot” eksploron tema të thella si falja, babësia dhe ndikimi i komunitetit. Një nga citatet më të forta nga traileri është: “Ti vazhdon me e përqafu të kaluarën. E kaluara s’mundet me të ndihmu ma.”

Regjinë e bën Joris Debeij, në debutimin e tij në film të gjatë, i cili thotë se kjo histori është një prej më personaleve të karrierës së tij. “Është e pabesueshme që askush s’e ka dokumentuar më parë jetën e Maxwell – një dhomë plot trofe dhe kujtime që flasin për një jetë të tërë në Nickerson Gardens,” shton ai.

Projekti është bashkëprodhim i disa shtëpive filmike, përfshi RTG Features, Westbrook Studios, Religion of Sports, Unanimous Media dhe Iconoclast. Përveç Curry dhe Debeij, në ekipin prodhues përfshihen edhe emra si Jean Mougin, Aron Phillips, Erick Peyton dhe shumë të tjerë me përvojë në tregun e dokumentarëve dhe filmave sportivë.

Sipas Stephen Curry dhe bashkëpunëtorit të tij Erick Peyton nga Unanimous Media, “Good Shot” është një histori që frymëzon ndryshimin përmes tregimeve të vërteta. “Është një rrëfim i thellë, emocional dhe universal, që prek secilin prej nesh,” kanë deklaruar ata.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing