Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Aktori Jonathan Joss vritet në SHBA, ishte pjesë e “King of the Hill” dhe “Parks and Recreation”

Film  |  03.06.2025 Ora 8:00   

Aktori amerikan Jonathan Joss, i njohur për zërin e tij si John Redcorn në serialin e animuar “King of the Hill” dhe për rolin e Ken Hotate në “Parks and Recreation”, ka ndërruar jetë në moshën 59-vjeçare, pas një incidenti me armë zjarri në San Antonio, Teksas.

Sipas njoftimeve zyrtare nga Policia e San Antonios, ngjarja ndodhi të dielën, kur oficerët u dërguan në një adresë në Dorsey Drive pas një telefonate për të shtëna me armë. Joss u gjet pranë rrugës dhe iu dha ndihma e parë nga oficerët derisa mbërritën ekipet e urgjencës, por ai u shpall i vdekur në vendngjarje.

Një person është arrestuar si i dyshuar për vrasje dhe hetimet janë në vazhdim.

Bashkëshorti i aktorit, Tristan Kern de Gonzales, konfirmoi vdekjen për Associated Press. Në një deklaratë prekëse, ai rrëfeu se aktori e kishte shpëtuar nga plumbat duke e shtyrë anash në momentin e sulmit, një veprim që i kushtoi jetën.

Në fillim të këtij viti, shtëpia e çiftit ishte dëmtuar rëndë nga një zjarr tragjik që la pas edhe humbjen e tre qenve të tyre.

Jonathan Joss kishte zëvendësuar aktorin Victor Aaron në serialin “King of the Hill” pas vdekjes së këtij të fundit në një aksident automobilistik më 1996. Ai vazhdoi të jepte zërin e John Redcorn deri në fundin e serialit dhe thuhet se mori pjesë edhe në versionin e ri të serialit që pritet të transmetohet më 4 gusht në platformën Hulu.

Një video e regjistruar pak ditë para vdekjes e tregon Joss duke marrë pjesë në një panel për “King of the Hill” në Austin, Texas – një dëshmi e fundit për lidhjen e tij të fortë me projektin që e bëri të njohur.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing