Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Për dy orë sot hyrjet kryesore në Prishtinë do të bllokohen

Vendi  |  29.05.2025 Ora 7:37   

Sot për dy orë hyrjet kryesore në Prishtinë do të bllokohen nga kamionë të bizneseve të mëdha në Kosovë, të cilat po kundërshtojnë daljen në tregun e lirë energjetik.

 

Përfaqësues të bizneseve thanë dje se dalja në tregun e lirë do t’i dëmtojë bizneset dhe konsumatorët, andaj kërkuan që i njëjti të shtyhet.

"Nga ora 10:00 do të ketë mbyllje të rrugëve në hyrje të Prishtinës si hap për të kundërshtuar daljen në tregun e hapur. Ne nuk kundërshtojmë daljen në tregun e hapur, por kërkojmë kohë për periudhën e tranzicionit. Janë katër lokacione ku do të ketë protestë, rruga e Veternikut, rrethi nga Fushë Kosova, rrethi për Mitrovicë dhe rruga që vie nga Podujeva. I kemi dhënë rrugë dialogut", ka deklaruar Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike.

Nga Dhoma e Tregtisë thanë se dalja në treg të lirë duhet të bëhet pasi bizneset të përgatiten për këtë tranzicion.

"Ne kemi përdorur të gjitha metodat e komunikimit. Vendimi është i pa analizuar dhe shkakton dëme të bizneset dhe rritja e çmimeve. Dje kemi pasur takim edhe me qeverinë që të ndalohet ky vendim", deklaroi kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Skënder Krasniqi.

Ndërkaq, Agim Shahini nga Aleanca Kosovare e Bizneseve tha se protestat do të vazhdojnë deri në pezullimin e vendimit.

"Nuk është dëshirë e jona që të dalin maunat, që bizneset t'i bllokojnë rrugët. Por është mesazh që do t’i dërgohet ZRRE-së që vendimi të kthehet mbrapa", ka shtuar ai.

Edhe Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët për protestën e sotme që do të bllokojë hyrjet e kryeqytetit dhe ka bërë thirrje për planifikim alternativ të lëvizjeve gjatë kohës 10:00 deri në 12:00.

“Lusim qytetarët për mirëkuptim dhe sugjerojmë planifikim alternativ të lëvizjeve gjatë kohës së protestës. Institucionet e Kryeqytetit janë në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet përkatëse për të garantuar sigurinë publike dhe menaxhimin sa më efikas të situatës”, kanë shkruar në Facebook.

Protesta mbahet nga Oda Ekonomike e Kosovës dhe bizneset, të cilat kundërshtojnë procesin e liberalizimit të tregut të energjisë elektrike, i cili pritet të hyjë në fuqi më 1 qershor.

Zonat që do të preken nga bllokimi janë: hyrja nga Veterniku dhe Gjilani, hyrja nga Fushë-Kosova dhe Mitrovica, hyrja nga Podujeva, në lagjen Vranjevc.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing