Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

 

Kur është koha e duhur të pastroni dhëmbët?

Shëndeti  |  28.05.2025 Ora 8:26   

Shumë prej nesh kemi zakon të lajmë dhëmbët sapo zgjohemi, edhe para se të hamë mëngjesin. Megjithatë, një eksperte dentare sfidon këtë rutinë, duke thënë se kjo praktikë mund të mos jetë aq e dobishme për shëndetin oral sa mendojmë.

Dr. Deepa nga klinika Whites Dental sugjeron se larja e dhëmbëve pas mëngjesit mund të ndihmojë në mbrojtjen kundër ndjeshmërisë së dhëmbëve, konsumimit të smaltit dhe erës së keqe të gojës.

“Larja e dhëmbëve pas mëngjesit ndihmon në mbrojtjen e tyre nga dëmtimet që shkaktojnë ushqimet dhe pijet acidike”, shpjegon Dr. Deepa.

“Kjo gjithashtu redukton ndjeshmërinë, përshtatet më mirë me rutinën e shumë njerëzve dhe ndihmon në shmangien e snack-ut midis vakteve”.

Konsumimi i ushqimeve të pasura me acid, si lëngjet e agrumeve, frutat apo uthulla, shkakton një zbutje të përkohshme të smaltit të dhëmbëve. Larja e dhëmbëve menjëherë pas konsumimit të këtyre ushqimeve mund të shkaktojë dëmtim të këtij shtrese të rëndësishme mbrojtëse.

Rekomandimi i Dr. Deepa është të prisni rreth 30 minuta pas mëngjesit para se të përdorni furçën e dhëmbëve, duke i lënë pështymës kohën për të neutralizuar acidet dhe për të rikthyer smaltin.

“Larja e dhëmbëve shumë shpejt pas një vakti acidik mund të dëmtojë dhëmbët”, thekson ajo. “Pështyma ka nevojë për kohë që të neutralizojë acidet”.

Ndjeshmëria dhe njollat në dhëmbë mund të përkeqësohen për njerëzit me dhëmbë të ndjeshëm nëse lajnë dhëmbët para mëngjesit, veçanërisht nëse më pas konsumojnë një filxhan kafe të nxehtë apo pije të ftohta.

“Nëse vuani nga ndjeshmëria, larja para konsumimit të ushqimeve të nxehta apo të ftohta mund të rrisë sikletin”, shpjegon Dr. Deepa. “Larja pas ngrënies është më e butë për dhëmbët”.

Gjithashtu, ajo thekson përfitimin e larjes së dhëmbëve pas mëngjesit për të hequr mbetjet ushqimore dhe për të reduktuar njollat, sidomos nga pijet si kafeja apo çaji:

“Ushqimet dhe pijet si kafeja mund të njollosin dhëmbët nëse nuk largohen shpejt. Larja pas ngrënies ndihmon që buzëqeshja juaj të qëndrojë më e bardhë”.

Kur bëhet fjalë për higjienën orale, ekziston një debat midis lehtësisë dhe qëndrueshmërisë në rutinë. Por eksperti sugjeron që për të mbrojtur dhëmbët dhe për të shmangur dëmtimet, larja e dhëmbëve pas mëngjesit është zgjedhja më e mirë. /Telegrafi/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Shëndeti

Marketing