
Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Mark Ruffalo, aktori që prej vitesh portretizon Bruce Bannerin dhe alter egon e tij Hulk-un në universin e Marvelit, do të rikthehet në këtë rol në filmin e ardhshëm Spider-Man: Brand New Day.
Lajmi është bërë i ditur ekskluzivisht nga burime të besueshme të industrisë së filmit. Projekti i shumëpritur do të publikohet nga Sony Pictures më 31 korrik 2026, si pjesë e fazës së gjashtë të Marvel Cinematic Universe.
Rikthimi i Hulk-ut në një projekt të Spider-Man shton edhe më shumë pritshmëritë e fansave për bashkëpunimet e reja mes superheronjve të njohur të MCU-së.