Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Turist gjerman kapet duke transportuar një artefakt romak me trotinet në qendër të Romës

Të Tjera  |  23.05.2025 Ora 8:00   

Policia italiane ka ndaluar një turist gjerman 24-vjeçar, i cili po lëvizte me trotinet elektrik në një nga rrugët më historike të Romës, Via Veneto, duke transportuar një artefakt antik – një bazë mermeri e një shtylle romake, me peshë rreth 30 kilogramë.

Ngjarja ndodhi pranë ambasadës amerikane, dhe tërheqi menjëherë vëmendjen e forcave të rendit. Turisti u ndalua menjëherë dhe u mor në pyetje. Ai deklaroi se e kishte marrë gurin si një “suvenir”, por autoritetet nuk kanë sqaruar nëse ai e bleu apo e mori në mënyrë të paligjshme.

Sipas superintendencës arkeologjike të Romës, objekti është i “interesit historik”, dhe aktualisht po analizohen detajet për të kuptuar origjinën dhe lokacionin nga është marrë.

Ndaj të riut nuk është ngritur ende ndonjë akuzë zyrtare, por ai është nën hetim për veprën penale të “pranimit të pasurisë kulturore të vjedhur”.

Kjo ngjarje është një tjetër shembull i një serie incidentesh që kanë përfshirë turistë në Itali, të cilët nuk respektojnë vlerat historike. Rastet përfshijnë vozitje me Maserati mbi shkallët spanjolle, gdhendje inicialesh në Koloseum, apo edhe skena si ajo e një turisti që hyri me motor në rrënojat e Pompeit.

Në një tjetër rast të fundit, një turist nga SHBA pësoi lëndime serioze pasi u përpoq të kapërcente gardhin rrethues të Koloseumit dhe u shpu nga një majë hekuri, duke përfunduar në operacion urgjent.

Autoritetet italiane vazhdojnë të apelojnë për respekt dhe përgjegjësi nga vizitorët, duke theksuar se trashëgimia historike nuk është një “souvenir” për në valixhe, por një thesar që duhet mbrojtur nga të gjithë.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing