Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Shëndeti mendor nuk varet vetëm nga gjendja emocionale apo rutina e përditshme. Një pjesë e rëndësishme e mirëfunksionimit të trurit lidhet ngushtë me mënyrën se si ushqehemi.
Sipas AgroWeb.org, ka disa vitamina kyçe që ndikojnë drejtpërdrejt në kujtesë, përqendrim dhe funksione të tjera mendore.
Vitamina A është thelbësore për zhvillimin e trurit dhe ndihmon në përmirësimin e komunikimit mes qelizave nervore. Burime të mira të saj janë spinaqi, kajsitë dhe pjeshkat.
Acidi folik (vitamina B9) dhe vitamina B6 janë të rëndësishme për kujtesën afatshkurtër dhe vigjilencën, ndërsa vitamina B12 mbron mielinën – shtresën që mbulon fibrat nervore – dhe ndihmon në parandalimin e depresionit e harresës.
Vitamina C dhe vitamina E veprojnë si antioksidantë të fuqishëm, duke mbrojtur qelizat e trurit nga radikalet e lira dhe duke ndihmuar në parandalimin e sëmundjeve neurodegjenerative si Alzheimer.
Vitamina D, që përthithet nga rrezet e diellit, është po ashtu kyçe për mirëmbajtjen e qelizave nervore.
Ekspertët rekomandojnë që këto vitamina të merren përmes një diete të pasur me fruta, perime, peshk, arrorë dhe produkte të plota drithërash. Në raste të caktuara, mund të përdoren edhe suplementë.
Një regjim ushqimor i shëndetshëm është një investim afatgjatë për një mendje të kthjellët dhe të fuqishme.