Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Në Prishtinë hapet panairi me punime të grave të mbijetuara nga dhuna seksuale e luftës

Vendi  |  20.05.2025 Ora 7:41   

Në Prishtinë është hapur panairi “Bëhu zëri im”, ku janë ekspozuar produkte artizanale të punuara me përkushtim nga të mbijetuara të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Panairi është organizuar nga organizata Medica Gjakova, në kuadër të projektit “Fuqizohu dhe përmirësoje jetën tënde”, financuar nga Fondi i Mirëbesimit i Kombeve të Bashkuara.

Në hapjen zyrtare të panairit u theksua rëndësia e fuqizimit ekonomik dhe shoqëror të grave, si dhe nevoja për mbështetje të vazhdueshme për të mbijetuarat. Fatime Gërxhaliu nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), tha se çdo produkt përfaqëson një histori personale dhe është simbol i qëndresës.

Ministrja e Drejtësisë në detyrë, Albulena Haxhiu, vlerësoi unitetin dhe guximin e grave, ndërsa Mirlinda Sada, drejtoreshë e Medica Gjakova, theksoi se puna dhe përkushtimi i tyre janë dëshmi se jeta mund të lulëzojë sërish pas traumës.

Ish-presidentja Atifete Jahjaga u shpreh se “duart e grave janë të arta”, ndërsa Adelinë Sahiti, drejtoreshë e Shërbimeve Sociale në Prishtinë, ftoi qytetarët të kontribuojnë duke vizituar dhe blerë nga produktet e panairit. Përfaqësuesja e UN Women, Rozafa Kelmendi, falënderoi të mbijetuarat për kurajën dhe shembullin që ofrojnë për shoqërinë.

Panairi “Bëhu zëri im” pritet të hapet edhe në gjashtë komuna të tjera të Kosovës, duke zgjeruar mesazhin e fuqizimit dhe solidaritetit.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing