Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Sipas një artikulli të publikuar nga AgroWeb.org, suplementët më të rëndësishëm për gratë përfshijnë:
Acidi Folik:
Esencial për formimin e qelizave të reja, veçanërisht gjatë shtatzënisë. Gratë duhet të marrin 400 mcg në ditë, ndërsa gratë shtatzëna deri në 600 mcg.
Vitamina D:
Ndihmon në përthithjen e kalçiumit dhe mbron shëndetin e kockave, duke ulur rrezikun nga osteoporoza. Doza e rekomanduar është 600 njësi ndërkombëtare (IU) në ditë.
Vitamina C:
Forcon lëkurën dhe mbron organizmin nga radikalet e lira. Doza ditore është 75 mg për gratë, ndërsa rritet gjatë shtatzënisë dhe te duhanpirëset.
Vitamina B12:
Ndihmon në metabolizëm, funksionin e trurit dhe krijimin e rruazave të kuqe të gjakut. Doza ditore për gratë është 2.4 mcg, ndërsa për gratë shtatzëna 2.6 mcg.
Sipas ekspertëve, kujdesi i vazhdueshëm për këto ushqyes kontribuon në një jetë më të shëndetshme, më aktive dhe më të balancuar për gratë dhe vajzat në çdo periudhë të jetës së tyre.